Tjetër aksident në Korçë/ Motori përplaset me barrierat anësore të rrugës, vdes drejtuesi i mjetit

Shqipëria

Tjetër aksident në Korçë/ Motori përplaset me barrierat anësore të rrugës, vdes drejtuesi i mjetit

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 16:35
Pamje nga vendi i ngjarjes

Drejtuesi i një motori, 60-vjeçari S.Shkëmbi humbi jetën këtë të enjte, në një tjetër aksident të ndodhur në aksin rrugor Korçë-Pogradec. Ngjarja ndodhi në afërsi Bulgarecit. Sipas gazetares Daniela Zisi, në rrethana ende të paqarta, drejtuesi i motorit humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas barrierat anësore të rrugës.

Në vendin e ngjarjes ndodhet aktualisht policia, e cila ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Më herët, po në të njëjtin aks, Korçë-Pogradec, ndodhën edhe 2 aksidente të tjera.

Gjatë orëve të mëngjesit, në afërsi të fshatit Gurishtë një makinë përfundoi jashtë rruge pasi shoferi humbi kontrollin. Ai mbeti i plagosur rëndë dhe u transportua drejt Traumës në Tiranë.

Vetëm pak orë më pas, në afërsi të kryqëzimit të Maliqit, një këmbësor mbeti po ashtu i plagosur rëndë pasi u përplas nga një makinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat