Shehi: Po vazhduam me këtë sistem elektoral, do mbetet vetëm PS në pushtet

Shqipëria

Shehi: Po vazhduam me këtë sistem elektoral, do mbetet vetëm PS në pushtet

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 18:43
Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, theksoi se nëse do të vazhdojmë me këtë sistem në pushtet do të mbetet vetëm PS.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se kemi 15 vjet që në fushën politike nuk futet asnjë parti e re .

Sipas tij sistemi në vendin tonë është shumë agresiv.

“Nëse do të vazhdojmë me këtë sistem i bie që në pushtet të jetë vetëm PS. Një sistem i ri do i japë shans dhe forcave të reja politike. Kemi 15 vjet që këtu nuk hyn në fushë politike asnjë parti e re. Sistemi është i tillë, është agresiv ndaj një gjëje të re.”- tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat