Kushëriri i dogji lokalin pasi muzikën dhe alkoolin i quante haram, reagon avokatja e njohur

Shqipëria

Kushëriri i dogji lokalin pasi muzikën dhe alkoolin i quante haram, reagon avokatja e njohur

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 19:20
Noizy

Avokatja e njohur Migena Balla, gjatë një interviste foli në lidhje me aktin ekstrem, ku mëngjesin e sotëm, lokali i këngëtarit Noizy ishte në flakë.

Nga ngjarja u mësua, se zjarrvënia ishte vendosur nga kushëriri i tij, ku vetë këngëtari përmes një reagimi në rrjete sociale tha se ai është kthyer në një besimtar ekstremist.

Avokatja tha se akti i tij është ekstrem, pasi sipas saj në islam edhe vetëgjzqësia është haram, njësoj siç janë muzika dhe alkooli.

Erjona Rusi: Një besimtar praktikant me një ekstremist, nga dallojnë?

Migena Ballla: Unë jetoj në Malajzi, që është një shtet që aplikon ligjin islamik, që ka tre etni kryesore. Ky person nëse do të kishte bërë të njëjtin akt, në një shtet mysliman do të ishte dënuar me shumë keq, sepse vetëgjyqësia është totalisht e ndaluar në islam.  

Është haram, siç thotë ai për muzikën dhe alkoolin, vetëgjyqësia është haram. E dyta, nëse ai e cilëson muzikën dhe alkoolin si haram, dhe do ta aplikojë këtë tek lokali i Noizyt, dhe ai do të bëjë vetëgjyqësi tek këngëtari është haram. Sepse alkooli dhe muzika janë haram për myslimanët, jo për njerëzit e tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat