Si është mbyllur kjo javë për valutat e huaja?

Shqipëria

Si është mbyllur kjo javë për valutat e huaja?

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 08:51
Foto ilustrim

 Dollari amerikan e ka nisur pozitivisht këtë të premte (dje), pasi në raport me ditën e djeshme ka regjistruar rritje të lehtë të vlerës teksa blihet sot me 97.4 lekë dhe shitet me 98.4 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane ndërkaq ka pësuar një rënie të ndjeshme të kuotës teksa e ka mbyllur këtë javë negativisht duke u blerë mëngjesin e sotëm me 105.9 lekë dhe duke u shitur me 106.8 lekë në raport me dje.

Franga zvicerane gjithashtu ka shënuar një zbritje të vlerës këtë të premte duke e mbyllur edhe ajo në kuota rënëse këtë javë teksa është blerë sot me 107.7 lekë dhe është shitur me 108.7 lekë krahasuar me dy ditë më parë.

Paundi britanik sakaq ka rikuperuar pikë krahasuar me ditën e enjte pasi është blerë sot me 122.5 lekë dhe është shitur me 123.8 lekë referuar tregut të brendshëm valutor duke e mbyllur këtë javë pozitivisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat