Tentuan të grabisin shtëpinë në Lushnjë, 3 në pranga

Shqipëria

Tentuan të grabisin shtëpinë në Lushnjë, 3 në pranga

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 10:01
Foto ilustrim

Dy persona me armë dhe të maskuar kanë tentuar të grabisin një banesë në fshatin Bubullimë në Lushnjë.

Ata u kapën në flagrancë në oborrin e shtëpisë, teksa po përpiqeshin të hynin brenda për të kryer grabitjen.

Gjithashtu u arrestua edhe një 30-vjeçar, i cili transportoi këta shtetas në vendngjarje dhe priste për t’i marrë sërish, pas kryerjes së grabitjes.

Autoritetet sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë me 1 krehër me municion luftarak, 2 maska, doreza plastike, 10 lidhëse plastike të lidhura në formë prangash dhe automjetin që drejtonte 30-vjeçari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat