Policia e Shtetit kontrolle intensive në fundjavë, apel shoferëve: Respektoni sinjalistikën!

Shqipëria

Policia e Shtetit kontrolle intensive në fundjavë, apel shoferëve: Respektoni sinjalistikën!

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 11:19
Policia

Policia e Shtetit apel përdoruesve të rrugës, gjatë kësaj fundjave të sezonit turistik teksa intensifikon kontrollet.

“Udhëtoni me jetën në mendje, mos fluturoni të arrini detin, duke dëmtuar jetën dhe shëndetin tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës

⚠️Respektoni sinjalistikën rrugore, udhëtoni me shpejtësi brenda limiteve të lejuara që mbërritja në plazh të jetë e sigurt!

Mos drejtoni mjetin, nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur! Alkooli mpin trurin dhe vret jetën.

Vendosni rripin e sigurimit dhe mos përdorni celularin gjatë drejtimit të mjetit!

\Përqendrohu në timon! 🏠Familja ka nevojë për ty!”, apelon policia.

Në të gjitha rrugët e vendit 24/7, vijojnë kontrollet me makinat inteligjente, radarët automatikë, dronët, kamerat dhe alkool-testuesit, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat