Operacioni anti-drogë me 45 të arrestuar, prokuroria e Elbasanit dorëzon kërkesën për masën e sigurisë!

Shqipëria

Operacioni anti-drogë me 45 të arrestuar, prokuroria e Elbasanit dorëzon kërkesën për masën e sigurisë!

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 15:05
Foto ilustrim

Prokuroria e Elbasanit ka dorëzuar kërkesën për caktimin e masës së sigurisë për 45 të arrestruarit nga operacioni anti-drogë, tre ditë më parë.

Burime për gazetën SOT bëjnë me dije se prokuroria ka kërkuar 37 masa arresti me burg, 5 arrest shtëpie dhe 3 detyrim persona. Mësohet se 7 persona janë shpallur në kërkim.

Kujtojmë se nga ky megaoperacion u goditën katër grupe kriminale të zhvilluar nga policia e shtetit në Elbasan, Pogradec, Prrenjas, Cërrik, Belsh dhe Librazhd.

Në pranga kanë ranë 45 persona, mes tyre edhe biznesmenë, shpërndarës droge, furnizues si dhe drejtues të grupeve kriminale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat