Gonxhja: Ka vëllezër policësh në Sauk që abuzojnë me taksat e makinës

Shqipëria

Gonxhja: Ka vëllezër policësh në Sauk që abuzojnë me taksat e makinës

Më: 3 korrik 2023 Në ora: 09:29
Blendi Gonxhja

Vetëm brenda një turni ditor monitorues në Tiranë (Qendër-Kinostudio, Unaza e Madhe, Unaza e Vogël, Komuna e Parisit, Selitë), nga 3,362 targa të skanuara, Makina Inteligjente e DPSHTRR ka zbuluar 392 targa të mjeteve debitore, në qarkullim me taksa të papaguara, ose 11.6% me detyrime të pashlyera.

Blendi Gonxhja drejtor i DPSHTRR, në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians”, në Euronews Albania, ai theksoi se në zonën e Saukut ka shumë persona që nuk paguajnë detyrimet duke përfituar nga një pozicion që mund të ketë një familjar.

Megjithatë ai theksoi se nuk do të tolerohet asnjë.

“Në zonën e Saukut kemi shumë qefli të mos-pagesave që janë o vëllezër o familjarë policësh. Këto i kemi të identifikuar. Na rezulton se një numër i madh i personave në zonat rurale, abuzojnë në emër të policisë së shtetit. Nuk do të kursehet asnjë. Do të jetë nga ndalimi i pagës dhe kërkesa e llogarisë”- tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat