Zgjedhjet për Rrogozhinën, Berisha del me thirrjen e rëndësishme ndaj qytetarëve

Shqipëria

Zgjedhjet për Rrogozhinën, Berisha del me thirrjen e rëndësishme ndaj qytetarëve

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 18:43
Ish kryeministri Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar ditën e djeshme një takim me demokratët në Rrogozhinë. Pak ditë para zgjedhjeve të pjesshme në këtë bashki, Berisha u ka bërë thirrje demokratëve që të mbrojnë fitoren e arritur në zgjedhjet e 14 Majit.

“Të mbrojmë fitoren e zgjedhjeve të 14 majit në këtë Bashki, e cila votoi për Shkëlqim Hoxhën, por që në mënyrë absurde u rrëzua nga vendimi i KAS dhe Kolegjit Zgjedhor”, deklaroi Berisha.

Berisha shprehu mirënjohje për të gjithë ata që votuan për ndryshimin në Rrogozhinë në zgjedhjet e 14 majit si dhe për kandidatin Shkëlqim Hoxha.

Ai theksoi se përballë qytetarëve dhe opozitës është makineria e një shteti e cila bën gjithçka për tjetërsimin e votës, ndaj kërkohet shumëfishim i përpjekjeve për të mbrojtur fitoren. Berisha kërkoi një punë serioze me të gjithë votuesit për t’i afruar ata në kutinë e votimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat