E mitura shpëtohet nga pushuesit, rrezikoi mbytjen në plazhin e Shëngjinit

Shqipëria

E mitura shpëtohet nga pushuesit, rrezikoi mbytjen në plazhin e Shëngjinit

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 14:46
Foto ilustrim

Një vajzë e mitur 7-vjeçare ka rrezikuar të mbytet në plazhin e Ranës se Hedhur në Shëngjin.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më pare, teksa vogëlushja po lahej në det. Kanë qenë pushues të tjerë të cilët kanë nxjerre nga uji vajzën dhe kanë sinjalizuar bluzat e bardha në lidhje me rastin.

E mitura është marrë nga autoambulanca bashkë me personelin mjekësor dhe po merr mjekim në spitalin rajonal të Lezhës.

Vajza nga Kosova është jashtë rrezikut për jetën dhe po merr mjekim në spitalin rajonal të Lezhës ku po pret edhe prindërit e saj./Topchannel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat