Flet avokati i Valter Bamit: Baruti doli nga arma sportive me leje

Shqipëria

Flet avokati i Valter Bamit: Baruti doli nga arma sportive me leje

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 13:55
Foto ilustrim

Ilir Murati, avokati i Valter Bamit tha se klienti i tij nuk akuzohet si vrasës i Ramazan Sinës në Krujë, por për prodhim dhe armëmbajtje pa leje.

Ai sqaroi se Bami ka një leje arme prej 3 vitesh, armë kjo që përdoret për qitje dhe e përdor rregullisht pasi ka një sipërfaqe të madhe në shtëpinë e tij. Siç kujtoi dhe vetë avokati policia dyshoi për Bamin pasi ky i fundit kishte gjurmë baruti në dorë, ndërkohë që gjurmët e barutit kanë qenë nga arma që ai e ka me leje, dokument që e vuri në dispozicion dhe për mediat.

“Ditën që ka ndodhur ngjarja klienti im ka qenë në banesë. Ka pamje filmike shumë të qarta që e tregojnë këtë dhe në bindjen time, policia i ka në disponim dhe kjo ka qenë arsyeja që ai është shoqëruar dhe më pas është lënë i lirë. Ajo që dua të ritheksoj është se Valter Bami nuk është i dyshuar për veprën penale të vrasjes, por të mbajtjes pa leje të armëve luftarake, por edhe ky version bie shumë shpejt poshtë sepse kemi një armë që e përdor rregullisht dhe kjo armë realizon çdo ditë qitje,” – u shpreh Murati.

Valter Bami është arrestuar si autor i atentatit në fshatin Larushkë, Krujë, në oborrin e banesës së Gentian Bejtjas, ku mbeti i vrarë kunati i këtij të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat