Rrahman Rraja la mandatin e deputetit, ja kush pritet ta zëvendësojë

Shqipëria

Rrahman Rraja la mandatin e deputetit, ja kush pritet ta zëvendësojë

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 15:49
Arkend Balla

Rrahman Rraja njoftoi këtë të shtunë dorëzimin e mandatit të deputetit.

Ky vendim erdhi pas dhunës që të afërm, përfshi djalin e vëllain e tij, ushtruan ndaj dy kushërinjve në Borizanë pas një konflikti për guroren.

Arkend Balla pritet të ulet në karrigen e deputetit, sipas listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 2021.

Nëse do të pranojë mandatin, Arkend Balla do të jetë deputeti më i radhët e socialistëve në parlament.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat