“Në Fushë-Krujë do bëhet masakër”/ Paralajmërimi i frikshëm i banorit

Shqipëria

“Në Fushë-Krujë do bëhet masakër”/ Paralajmërimi i frikshëm i banorit

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 09:31
Pamje nga rrahja

Një banor i zonës, i njohur me të dyja fiset Rraja dhe Maja, ka folur për incidentin me pasojë plagosje që ndodhi dy ditë më parë në Krujë.

Sipas banorit, dy fiset nuk do ta lënë me kaq dhe se konflikti mes tyre do të vazhdojë.

“Nga neglizhenca e shtetit që nuk merr masat, tani ka për t’i ngritur fisi tjetër e do vritet me ta. Prit se nuk ka filluar akoma, janë duke u mjekuar çunat, janë duke mbledh fisin, po vijnë nga Italia e nga të jenë.

Mua më vjen keq për të dy fiset, po tani fillon hasmëria dhe shteti bën punën e arbitrit, kush e fut golin i pari. Kanë për t’u vra të dy fiset, se i njoh të dy, janë të dy fise të forta, dhe zorr se hapin rrugë.

E nuk ikën hasmëria për 400 vjet pastaj, do bëhet masakër, gjynah për të dyja palët,” u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat