“Ligji për studentët e mjekësisë i mirëmenduar”, zv.ministrja: Ja çfarë përfitojnë

Shqipëria

“Ligji për studentët e mjekësisë i mirëmenduar”, zv.ministrja: Ja çfarë përfitojnë

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 20:24
Entela Kolovani

Entela Kolovani, zv.ministre e Shëndetësisë tha në emisionin Reviwe në Euronews Albania se projektligji për studentët e mjekësisë është i mirëmenduar dhe i mirëkonsultuar.

Kolovani shpjegoi se ky ligj është vijimi i nismës së nisur që nga viti 2014, që synon frenimin e emigrimit të stafeve mjekësore.

Ajo u shpreh se studentët që pranojnë marrëveshjen me qeverinë do të kenë trajtim të veçantë, që nga puna e siguruar deri tek strehimi.

“Nuk është një ligj pengues. Secili student apo mjek është i lirë të qëndrojë apo të largohet nga vendi. Por ka një detyrim që duhet t’i shërbesh vendit tënd për një periudhë të caktuar. Ka edhe një trajtim të veçantë për studentët që e pranojë marrëveshjen; punësimi i menjëhershëm dhe lehtësi në strehim dhe kredi sociale”, tha zv.ministrja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat