Përcillen për në banesën e fundit babai dhe dy djemtë që u mbytën në Vilë-Bashtovë

Shqipëria

Përcillen për në banesën e fundit babai dhe dy djemtë që u mbytën në Vilë-Bashtovë

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 14:33
Foto ilustrim

Janë përcjellë për në banesën e fundit tre pjesëtarët e familjes nga Tirana, të cilët u mbytën tragjikisht në plazhin e Vilë- Bashtovës këtë të diel.

Babai 50 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur 13 dhe 16 vjeç humbën jetën teksa kishin shkuar të kalonin të dielën në plazh.

Ceremonia mortore në nderim të tyre u mbajt rreth orës 13:00 në Tiranë.

Kujtojmë se në lidhje me tragjedinë e rëndë u arrestua dhe administratori i plazhit privat në Vilë Bashtovë, ku ndodhi ngjarja e rëndë.

Pëllumb Nika, 34 vjeç, banues në Tiranë, akuzohet për vrasje nga pakujdesia për shkak të mos përmbushjes së kushteve të sigurisë për pushuesit në plazhin që menaxhonte.

 Në plazh mungonin kullat e vrojtimit si dhe rojat bregdetare, të cilët mund të kishin shpëtuar jetën e 3 pushuesve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat