Panik në plazhin e Lezhës, pushuesit shpëtojnë nga mbytja një person, transportohet në spital

Shqipëria

Panik në plazhin e Lezhës, pushuesit shpëtojnë nga mbytja një person, transportohet në spital

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 20:25
Lezhë

Një ngjarje e rëndë është parandaluar në plazhin e Tales në Lezhë, pasi një pushues është shpëtuar nga mbytja.

Raportohet se ai rrezikoi të mbytet si pasojë e dallgëve të forta në det, por ka qenë ndërhyrja e menjëhershme jo vetëm nga vrojtuesit e plazhit, por edhe pushues të tjerë apo punonjës të lokaleve përreth që kanë ndihmuar në nxjerrjen e tij nga uji.

Atij i është dhënë menjëherë ndihma e parë. 

Më pas është transportuar me ambulancë drejt spitalit rajonal të Lezhës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat