Tjetërsuan procesverbalet e një aksidenti, pezullohen tre policë rrugor në Korçë

Shqipëria

Tjetërsuan procesverbalet e një aksidenti, pezullohen tre policë rrugor në Korçë

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 14:34
Foto ilustrim

Tre punonjës të policisë janë pezulluar në Korçë.

Burime bëjnë me dije se me vendim gjykate janë pezulluar 2 policë dhe një oficer, të tre pjesë e sektorit të qarkullimit rrugor.

3 punonjësit kanë tjetërsuar procesverbalet lidhur me një aksident të ndodhur. Hetimi ka zgjatur rreth 2 muaj, ndërsa priten informacionet zyrtare nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore të cilët kanë ekzekutuar vendimin e gjykatës së Korçës.

Hetimi është bërë me përgjime telefonash dhe përgjime ambientale, ndërsa nuk jepen më tepër detaje për shkak të hetimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat