Dibër/ Humbi kontrollin e “Jeep-it” dhe përplasi një automjet me 4 pasagjerë, arrestohet 26-vjeçari

Shqipëria

Dibër/ Humbi kontrollin e “Jeep-it” dhe përplasi një automjet me 4 pasagjerë, arrestohet 26-vjeçari

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 11:16
Foto ilustrim

Një 26-vjeçar me iniciale F. D., banues në Burrel, është arrestuar pasi duke drejtuar automjetin tip “Jeep”, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti që ai drejtonte është përplasur me një automjet tjetër.

Nga përplasja e automjeteve kanë mbetur të lënduar lehtë 4 pasagjerë.

Po nga këto specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. K., banues në Burrel, pasi duke drejtuar motomjetin, ka aksidentuar një këmbësore, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu Policia Dibër referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. I., banues në Dibër, pasi është konstatuar duke kryer punime për ndërtimin e një objekti, pa u pajisur me lejen përkatëse.

Ndërsa Policisa Bulqizë referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, pasi në Krastë, Bulqizë, është djegur automjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit D. M., si dhe është djegur pjesërisht automjeti tip “Land Rover”, që ishte i parkuar pranë automjetit tip “Benz”, në pronësi të një shtetasi tjetër.

Sipas policisë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat