Heqja e mandatit të Ahmetajt, ja kur do të shqyrtohet votimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e ish-ministrit

Shqipëria

Heqja e mandatit të Ahmetajt, ja kur do të shqyrtohet votimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e ish-ministrit

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 17:28
Foto nga vendngjarja

Në fund të mbledhjes së ditës së sotme të Këshillit të Mandateve, ku po shqyrtohet kërkesa për heqjen e mandatit të ish-ministrit Arben Ahmetaj.

Mbledhja e radhës e Këshillit të Mandateve u la ditën e hënë në orën 17:00. Ndërkohë bëhet me dije se ditën e premte në orën 12:00, Këshilli pritet të mblidhet sërish për raportin.

Aty do të diskutohet edhe vendimi për seancën se kur do të kalohet për votim kërkesa e SPAK.

Mbledhja e Këshillit të Mandateve është shoqëruar me tensione të forta gjatë ditës së sotme, ku kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, është përplasur me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën, lidhur me kërkesën e saj për shtyrje të seancës.

Bardhi pretendoi se maxhoranca po përpiqet ti japë më shumë kohë Ahmetajt, në mënyrë që ai të fshihet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat