Fshihnin në kamionë 5 emigrantë, procedohen penalisht dy persona në Korçë

Shqipëria

Fshihnin në kamionë 5 emigrantë, procedohen penalisht dy persona në Korçë

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 12:47
Foto ilustrim

Dy shoferë kamionësh janë proceduar penalisht në gjendje të lirë pasi kishin fshehur emigrantë në mjetet e tyre.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. R., 48 vjeç, banues në Korçë dhe S. K., 44 vjeç, banues në Elbasan.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare të Kapshticës, në automjetet kamiona që drejtonin këta shtetas, u gjetën të fshehur gjithsej 5 emigrantë.

Ata dyshohet se ishin ndihmuar nga këta dy shtetas, me qëllim kalimin e kufirit, ilegalisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat