​Taulant Balla betohet si ministër i Brendshëm i Shqipërisë

Shqipëria

​Taulant Balla betohet si ministër i Brendshëm i Shqipërisë

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 14:56
Foto nga takimi

Taulant Balla u betua sot si ministri i ri i Brendshëm të Shqipërisë.

Në ceremoninë e zhvilluar sot në Presidencë, ishin të pranishëm kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, deputetë të Partisë Socialiste, etj.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, leximit të dekretit të emërimit dhe formulës së betimit, ministri Balla u betua mbi Kushtetutë para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.

Presidenti Begaj i dorëzoi dekretin e emërimit Ministrit të Brendshëm, duke i uruar suksese në detyrën e re dhe shumë të rëndësishme.

Kuvendi miratoi dy ditë më parë dekretin e Presidentit të Republikës për emërimin e Taulant Ballës në postin e ministrit të Brendshëm, me 75 vota pro, 16 kundër, 1 abstenim.

Presidenti Begaj dekretoi më 10 korrik emërimin e Taulant Ballës, ministër të Brendshëm.

Balla zëvendëson në këtë detyrë ish-ministrin Çuçin, i cili u shkarkua nga detyra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat