Avokati: Ahmetaj ka mundësi ta rrezikojë Edi Ramën, por nuk do ta bëjë

Shqipëria

Avokati: Ahmetaj ka mundësi ta rrezikojë Edi Ramën, por nuk do ta bëjë

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 22:35
Arben Ahmetaj

Avokati Ermal Hamataj, i ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, është shprehur se ish-ministri Arben Ahmetaj ka mundësi të rrezikojë kryeministrin Edi Rama, por megjithatë nuk do ta bëjë.

Ai tha mes të tjerash, se Ahmetaj di shumë gjëra pasi ka qenë një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Ramës.

Më tej ai shtoi se ky i fundit komunikon me ish-zëvendësin e tij.

“Jam i sigurt që Rama komunikon me Ahmetajn. Si Rama, si Ahmetaj na drejtohen ne dhe në fund jemi ne që e hamë. Këto janë konsum për ne. Këto katër vite janë shumë të vështira për të qenë pjesë e PS. Për mua si avokat Ahmetaj është i pafajshëm, s’kemi asnjë vendim që mua të më vërtetojë të kundërtën. Nuk shpallet i pafajshëm nga Gjykata, sepse këtu duhej bërë  një kokë turku dhe koka e turkut, duhet të ishte sa më lartë. Ahmetaj do të marrë mëkate që nuk i ka. Ahmetaj nuk bashkëpunon kurrë me drejtësinë.

Ahmetaj mund ta rrezikoj Ramën, por nuk do e bëjë. E ka mundësinë sepse është një nga personat që ka bashkëpunuar më shumë me Ramën”- tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat