Çështja ‘Ahmetaj’, deputeti i PD: Ja cili ishte mesazhi i ish-ministrit për Ramën

Shqipëria

Çështja ‘Ahmetaj’, deputeti i PD: Ja cili ishte mesazhi i ish-ministrit për Ramën

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 14:48
Arben Ahmetaj

TEXT SIZEAaAa

Deputeti Ferdinand Xhaferri ka komentuar kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj dhe reagimin e këtij të fundit në rrjetet sociale.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai nënvizoi se kreu i qeverisë Edi Rama, hiqet sikur nuk di asgjë se çfarë ndodh në vend.

Më tej ai shtoi se Ahmetaj në mesazhin e tij ishte i qartë dhe në njëfarë mënyre mbante përgjegjësi për atë që kishte ndodhur.

“Rama si në rastin e Tahirit, si në rastin e Kokës, si në rastin e Ahmetajt, ka bërë të njëjtën deklaratë, që secili duhet të mbajë përgjegjësinë e vet. Rama hiqet sikur nuk di gjë në vend. Ahmetaj ishte i qartë në mesazhin e tij në nëntekstin se nuk e mohonte përgjegjësinë e tij. Në një fjali thoshte se mund të përfundonte dhe në burg, por problem që shtronte Ahmetaj ishte që rrethi është shumë më i madh dhe se Rama nuk mund të rri jashtë”- tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat