Pas dy muajsh rriten pensionet, ja bonusi që do të përfitojnë

Shqipëria

Pas dy muajsh rriten pensionet, ja bonusi që do të përfitojnë

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 10:22
Foto ilustrim

Pas dy muajsh do të rriten pensionet për pensionistët në vend.  Rreth 650 mijë pensionistë do të marrin një tjetër bonus në vlerën e 5 mijë lekëve në shtator. Rritja është paralajmëruar dhe nga qeveria pak kohë më parë. Ky është bonusi i tretë që miratohet për pensionistët brenda këtij viti si një masë për të zbutur efektet e rritjes së çmimeve për shkak të inflacionit. Po ashtu, bashkë me bonusin do të miratohet edhe indeksimi i pensioneve.  

Ndërkohë, gjatë vitit të kaluar pensionet u indeksuan me 9.5%, pavarësisht se gjithë inflacioni u konsiderua jo më shumë se 7%, Qeveria Shqiptare mori vendimin që pensioni juaj të indeksohej me 9.5%. Sakaq, në fillim të vitit të kaluar u deklarua nga qeveria që të ardhurat e shtuara nga prodhimi i energjisë për disa subjekte private që fituan për shkak të luftës më shumë, të gjitha ato të ardhura që shteti do të mblidhte do ti jepeshin pensionistëve. Nga ana tjetër, gjatë vizitës së saj në Shqipëri  Presidentja e Komisionit Europian në Shqipëri, Ursula von der Leyen, deklaroi se që të gjithë vendet e Bashkimit Europian duhet të vjelin taksën e jashtëzakonshme nga të ardhurat e papritura për shkak të luftës dhe t’ja shpërndajnë grupeve në nevojë.

Kështu, Qeveria Shqiptare vendosi që grupi në nevojë padyshim janë pensionistët, 650 mijë pensionistë dhe për këtë arsye të ardhurat që janë mbledhur, 4.1 miliardë lekë që janë mbledhur gjatë muajit mars nga taksa e jashtëzakonshme e energjisë, është vendosur nga Qeveria Shqiptare që ti shpërndahen pensionistëve në formën e një bonusi me 5 mijë lekë. Kujtojmë se, pak kohë më parë pensionistët kanë marrë 5 mijë lekë shtesë që kanë ardhur nga taksa e jashtëzakonshme, ndërsa tashmë ata në muajin shtator do të marrin edhe këstin e dytë, pasi kësti i dytë i kësaj takse që ka të njëjtën vlerë, është ndarë në dy pjesë, gjatë vitit për gjashtë mujorin e parë në fund të marsit dhe më pas në muajin shtator. Kështu, në shtator përveç indeksimit që do të ndodhë për shkak të inflacionit në pension do të merret edhe pjesa tjetër e bonusit, një 5 mijë lekësh tjetër shtesë që vjen sërish nga pjesa e dytë e taksimit të jashtëzakonshëm.

Pensionistët marrin 5 mijë lekë të rinj shtesë

Ndërkohë, kujtojmë se kryeministri Edi Rama në muajin prill të këtij viti shpërndau në Facebook vendimin e firmosur, i cili u jep pensionistëve nga 5 mijë lekë të rinj si ndihmë për të përballuar krizën.

Në reagimin e tij në Facebook, Rama shkruante se ky është një tjetër premtim i mbajtur dhe se hedh poshtë zërat që akuzonin qeverinë se po i vendos taksa komuniste biznesit. Sipas Ramës taksa e jashtëzakonshme për eksportuesit e mëdhenj të energjisë tashmë do t’i jepet si ndihmë financiare pensionistëve ndërsa thekson se nuk mbaron gjithçka këtu, do të ketë të tjera ndihma.

“Lajm i mirë. Kur thosha do të vendosim taksë të jashtëzakonshme për eksportuesit e mëdhenj të energjisë dhe do t’ua shpërndajmë pensionistëve në prill, ata që ju e dini kush janë, bërtisnin ky është tatimi i jashtëzakonshëm komunist. E bëri BE-ja, e tha edhe këtu Ursula Von Der Leyen që po, kjo është diçka krejt e drejtë në këtë kohë krize dhe e mbyllën përkohësisht gojën. Pastaj e hapën prapë gojën, duke u qarë hallin pensionistëve se i mashtroi Edi Rama dhe se s’do merrnin asgjë, po kur e dëgjuan që kjo do të ndodhte siç ishte premtuar, u hodhën përpjetë se po shkelej Kodi Zgjedhor! Krejt e pavërtetë, si zakonisht kur ata hapin gojën”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat