Ngjarja tragjike me 4 viktima në Gramsh, flet babai i të riut që u mbyt në liqen

Shqipëria

Ngjarja tragjike me 4 viktima në Gramsh, flet babai i të riut që u mbyt në liqen

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 07:58
Babai

Tragjik rezultoi fati i 4 personave dje në Gramsh, babai me dy djemtë dhe nipi i tij, të cilët hynë për t’u larë në liqen dhe nuk dolën më nga hidrocentrali i Banjës.

Pas 90 minutash kërkime, katër viktimat; Arben Zogu 46 vjeç dhe dy djemtë e tij, Ruben dhe Esti Zogu dhe nipi, Melsi Zogu, 20 vjeç, u nxorën të pajetë nga liqeni me ndihmën e palombarëve.

Mes dhimbjes dhe ankthit para se trupi I të birit të gjendej, babai i 20-vjeçarit Melsi Zogu tregoi më shumë mbi ngjarjen. Ai tha për mediat se të 4 viktimat kishin shkuar në liqen për t’u larë, por pasi ata nuk iu ishin përgjigjur telefonit, babai ishte nisur drejt vendngjarjes.

“U detyrova që të merrja një makinë dhe erdha me vrap. U futa deri diku, por nuk gjeta gjë. Djalin kam. Ata ikën për t’u larë. Babai me dy fëmijët e tjerë janë kushërinjtë tanë. I kanë me motor e telefona këtu. U nisën në orën 3 dhe i morëm në orën 17:00 në telefon. Kanë ardhur këtu janë larë. Nuk dimë më gjë më tej.”, tha babai i 20-vjeçarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat