Taksë e “kripur” mbi banesat e tokën bujqësore, ja si do të përcaktohet vlera e tregut mbi të cilën llogaritet tarifa

Shqipëria

Taksë e “kripur” mbi banesat e tokën bujqësore, ja si do të përcaktohet vlera e tregut mbi të cilën llogaritet tarifa

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 10:45
Foto ilustrim

Shqiptarë do të paguajnë taksë të kripur mbi banesat që kanë në pronësi dhe tokat bujqësore, e cila do të llogaritet mbi vlerën e tregut. E pranishme dje në konferencën “Financat Vendore 2022”, Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj sqaroi se si do të veprohet për të llogaritur vlerën e tregut në të gjitha bashkitë.“Synohet që të rritet ndjeshëm taksa mbi pasurinë që do të ndikojë në të ardhurat e të gjithë bashkive.

Taksa për banesat do të hyjë në fuqi në 2026-ën dhe për tokat bujqësore në 2028.

Përmes ligjit do duam që taksa mbi pasurinë të jetë mbi vlerën reale dhe jo çmimet e referencës. Vlera reale do kalkulohet nga drejtoria e kadastrës fiskale, por duke qenë se është taksë që do mblidhet nga ju, duhet bashkëpunim për mbledhjen e saj në të gjithë vendin”, tha ajo. Nga ana tjetër, ministrja Ibrahimaj foli edhe për situatën financiare në të cilën ndodhen bashkitë, ku theksoi se deri më 31 korrik, njësitë duhet të paraqesin një plan masash që synojnë përmirësimin e saj.

“Deri më 31 korrik presim një plan masash nga secila bashki qe synon përmirësimin e situatës se tyre financiare. Vlerësimi i vitit të ardhshëm do të bëhet mbi faktin dhe jo planin. Do incentivojmë mbështetjen e bashkive që kanë performancë më të mirë. Gjatë vitit 2022 situata financiare për disa bashki të vendit ka ardhur në përmirësim, ndërkohë që ka ende pune për ato bashki që kanë akumuluar një vlerë të lartë të detyrimeve të prapambetura”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat