U kap në Rinas, flet iraniania e arrestuar në Shqipëri: Jam gazetare, u arratisa nga regjimi që më përndjek

Shqipëria

U kap në Rinas, flet iraniania e arrestuar në Shqipëri: Jam gazetare, u arratisa nga regjimi që më përndjek

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 19:40
Foto ilustrim

Një 46-vjeçare nga Irani, e arresuar në kushtet e flagrancës gjatë tentativës së saj për të udhëtuar drejt Francës kërkoi ndihmë nga drejtësia me argumentin se përndiqej nga regjimi i shtetit të saj për shkak të profesionit si gazetare.

Dy muaj mbas prangosjes, iraniania Lejla Bagerza Dekavari këmbënguli në Gjykatën e Apelit se u largua nga Irani mbas kërcënimeve për jetën jo vetëm për shkak të profesionit, por edhe refuzimeve për tu mbuluar.

Veç kësaj e dyshuara u prezantua si një mbështetëse e grave që u detyrua të braktisë atdheun për një jetë më të mirë në Evropë. Por përveç rrëfimit prekës, 46 vjeçarja nuk depozitoi asnjë provë bindëse për gjykatën. Me një dokument të falsifikuar dhe nën identitet çek, mbasi kishte mbyllur udhëtimin Tehran – stamboll, Lejla tentoi të kalojë tranzit përmes Tiranës duke patur si destinacion Francën.

E dyshuar për falsifikim dokumentash, Lejla këmbënguli se si ajo edhe prindërit e saj kërcënohen nga regjimi. Avokati mbrojtës i gruas i caktuar nga shteti këmbënguli se mbasi iraniania ja doli mbanë të lërë rregjimin mbas krahëve.

46-vjeçares i duhet të përballet me burgun në Shqipëri, një deklaratë e cila u konsiderua nga gjykata e pabazuar. Gjykata e Apelit shprehet se e dyshuara kishte planifikuar të udhëtonte drejt Bashkimit Europian me dokumenta false dhe nëse asaj i ndryshon masa e sigurisë, egziston mundësia e arratisjes edhe nga Shqipëria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat