A po i rikthehen shqiptarët Kanunit? Avokatja paraqet situatën e çështjeve gjyqësore

Shqipëria

A po i rikthehen shqiptarët Kanunit? Avokatja paraqet situatën e çështjeve gjyqësore

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 06:52
Foto ilustrim

Avokatja Brikena Kasmi ishte e ftuar dje në emisionin Review në Euronews Albania, ku foli në lidhje me problematikat që kanë shkaktuar për qytetarët vonesat në sistemin e drejtësisë.

Kasmi tha se shifrat tregojnë se ka një rritje të kriminalitetit që pas miratimit të reformës në drejtësi në vitin 2016.

Avokatja nënvizoi se ajo nuk dëshiron ta pohojë se ka një rikthim të shqiptarëve te vetëgjyqësia, por shtoi se shifrat tregojnë për të dhëna problematike.

Avokatja tha se zvarritja e dosjeve në gjykata ka dhënë një impakt negativ në dhunën në familje, ku bashkëshortët e divorcuar nuk mund të ndajnë dot pasuritë dhe detyrohen të jetojnë në një banesë.

“A do ketë rritje të kriminalitetit, po të merrni shifrat nga 2016 e më tutje, ka rrije të kriminalitetit, shifrat flasin vetë. Unë nuk mund të them që populli shqiptar mund të kthehet prapë në pjesën e zbatimit të kanunit, sepse ka vuajtur kaq shumë ky vend që ta largojë kanunin. Kur flasim për vetëgjyqësin unë kam parasysh dhe dhunën në familje. Ka një dhunë të shtuar në familje. Në Gjykatën e Tiranës gati 90% e rasteve për ndarjen e pasurisë pas divorcit, që është faza e dytë është pezull nuk po bëhen. Që burrë e grua kanë inatet e veta janë ndarë dhe detyrohen të rrinë në një shtëpi”, tha Kasmi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat