7 deputetë dhe 276 anëtarë të Këshillit Kombëtar letër Bardhit

Shqipëria

7 deputetë dhe 276 anëtarë të Këshillit Kombëtar letër Bardhit

Më: 24 korrik 2023 Në ora: 16:03
Gazment Bardhi

7 deputetë demokratë dhe 276 anëtarë të Këshillit Kombëtar i kërkojnë Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi të frenojë përçarjen e kësaj force politike, duke mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të njëanshme për kryetarin e ri në 29 Korrik. Ata thonë se një pjesë e tyre janë përjashtuar nga mbështetësit e Bashës pa vendim nga mbledhja e fundit e Këshillit kombëtar.

“276 anëtarë të këshillit kombëtar nga 453 në detyrë ishin përjashtuar pa vendim. Ishin njohur, por nuk kishin marrë pjesë, ishin në mbledhje, por nuk ishin dakord me vendime pa kuorum. Vendimet e njëanshme nuk e ndihmojnë PD dhe kërkojnë që Sekretari i Përgjithshëm të ushtrojë detyrën”, tha deputeti Bledion Nallbati.

“Më 29 askush nga ne nuk besojnë se do të ketë një proces real. Duhet që të marrë fund koha vetë numëro dhe vetë fito”, tha Lefter Gështenja.

I kontaktuar nga televizioni Klan, Gazment Bardhi konfirmoi se pritet të mbledhë brenda këtyre ditëve Këshillin Kombëtar, ndonëse më herët në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm ai ka deklaruar se nuk do të lejojë asnjë proces farsë për kreun e ri të PD-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat