Sot dita më e nxehtë e verës, Balla del me thirrjen për qytetarët

Shqipëria

Sot dita më e nxehtë e verës, Balla del me thirrjen për qytetarët

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 09:07
Taulant Balla

Dita e sotme është paralajmëruar nga sinoptikanët si ndoshta ”dita më e nxehtë e kësaj vere” me temperature të cilat do kapin vlerën e 42-43 gradëve.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook këtë mëngjes, u ka bërë thirrje qytetarëve të tregohen sa më të kujdesshëm sidomos sot.

Balla i kujton qytetarët që të mos frekuentojnë orët e mesditës, e në veçanti fëmijëve e të moshuarve.

“Sot është dita më e nxehtë e kësaj vere deri më tani, ndoshta edhe dita më e nxehtë e shumë viteve. Lutem fëmijët dhe të moshuarit të shmangin lëvizjet gjatë orëve të mesditës. Mirënjohje Policisë së Shtetit për kujdesin që kanë treguar këto ditë duke ofruar shishe uji të ftohtë qytetarëve dhe turistëve në aeroport apo në zona të tjera,” ka shkruar Balla në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat