“Dje dita më e nxehtë e 30 viteve të fundit”, SHMU del me njoftimin e rëndësishëm

Shqipëria

“Dje dita më e nxehtë e 30 viteve të fundit”, SHMU del me njoftimin e rëndësishëm

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 15:22
Foto ilustrim

Dita e djeshme ka qënë dita më e nxehte e 30 viteve të fundit. Sipasë të dhenave të regjistruara ndër vite në rrjetin e stacioneve të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak rekordin me temperatura të larta e mbante viti 2007 ku vlera e regjistraurë ka qënë 42.8°C në Kuçovë, ky rekord u thye ditën e djeshme ku termometri në Kuçovë regjistroi vlerën 44.0°C. Ndërsa për Tiranën temperatura më e lartë ndër vite ka qënë 42.2°C dhe ditën e djeshme termometri regjistroi vlerën 43.0°C.

Gjithashtu temperatura më e lartë ndër vite u regjistrua ditën e djeshme edhe në Elbasan me 43.2°C , Vlorë me 42.2 dhe Durrës me 41.0°C.

Gradualisht kjo valë e të nxehtit ka filluar të terhiqet duke ja lënë vendin masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.

Ditën e sotme termometri nuk do ti kalojë 37°C në zonat e ulëta.

Ditën e enjte vendi ynë do të ketë mot me altrenime vranësirash dhe kthjellime. Në orët e para të 24-orëshit parashikohet të ketë reshje shiu kryesisht në veri dhe qendër të vendit. Hera-herës këto rehsje pritet të jetë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Kjo situatë do të mbetet prezente deri në orët e mëngjesit më pas vranësirat do tja lënë vendin kthjellimeve.

Era do të jetë nga kuadrati i perëndimi me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe gjatë natës në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-3 ballë.

Në fushën termike për ditën e nesërme pritet të kemi rënie të temperaturave në të dyja vlerat, më konkretisht:

në zonat malore 20 deri 33°C

në zonat e ulëta 20 deri 37°C

në zonat bregdetare 25deri 35°C

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat