Nuk iu bind policisë për të ndaluar, arrestohet 32-vjeçari i shpallur në kërkim/ Iu gjet pistoletë në makinë

Shqipëria

Nuk iu bind policisë për të ndaluar, arrestohet 32-vjeçari i shpallur në kërkim/ Iu gjet pistoletë në makinë

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 14:36
Foto ilustrim

Një 32-vjeçar nga Manza e Durrësit, i shallur në kërkim, është arrestuar.

Me iniciale A. A., 32-vjeçari në muajin shkurt nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar por ka vazhduar të ecë me shpejtësi, duke vënë në rrezik jetën e shërbimeve të policisë.

Ngjarja ndodhi në shkurt, ku shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje të automjetit dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të pasagjerit O. V., 19 vjeç, 32-vjeçarit pasi ka mundur të largohet duke përfituar nga errësira.

Gjithashtu, gjatë operacionit u sekuestruan arma e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak që u gjetën në automjetin me të cilin po qarkullonin këta dy shtetas.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, si rezultat i kontrolleve në terren, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin A. A., 32 vjeç, banues në Manzë, Durrës, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Late hours””, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat