Gazetari tregon çfarë do të ndodhë në takimin e kabinetit qeveritar në Tepelenë

Shqipëria

Gazetari tregon çfarë do të ndodhë në takimin e kabinetit qeveritar në Tepelenë

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 19:33
Foto ilustrim

Gazetari Flogert Muça komentoi mbledhjen e asamblesë së PS ditën e djeshme si dhe takimin që do të zhvillojë kreu i qeverisë Edi Rama ditën e nesërme në Tepelenë me kabinetin qeveritar. 

Në një intervistë, ai nënvizoi se nuk do të ketë ndryshime në qeveri ditën e nesërme por nuk përjashtoi mundësinë që këto ndryshime mund të ndodhin në shtator. Mes të tjerash ai bëri me dije se ditën e nesërme do të ketë në rezyme të punës së kryer nga PS.

“Kam pyetur zyrën e medias së kryeministrit dhe nuk na e kanë konfirmuar se ka një shkarkim të ministres Ibrahimaj. I vetmi burim zyrtar në atë  mbledhje është vetë Edi Rama. Mbledhja u zhvillua me dyer të mbyllura. Ibrahimaj është më pak se dy vite ministre dhe sërish kemi të bëjmë me një ministri që nuk është përfolur për një skandal apo aferë.

Kam komunikuar me miq të mi dhe po flasin për një proces shumë të rëndësishëm digjitalizimi që po e çon përpara Ministria e Financave që është shumë i mirë për vendin. Nuk kam nuhatur që të ketë një përplasje mes saj dhe kryeministrit. Nesër nuk do të ketë ndryshime në qeveri, mbase do të jetë në shtator. Nesër do të jetë një rezyme e punës së kabinetit qeveritar”- tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat