Arben Ahmetaj kërkon “lirinë” nga arratia, ankimon masën e sigurisë ‘arrest me burg’

Shqipëria

Arben Ahmetaj kërkon “lirinë” nga arratia, ankimon masën e sigurisë ‘arrest me burg’

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 14:02
Arben Ahmetaj

Avokati i Arben Ahemtajt ka ankimuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

Avokati Henrik Ligori dorëzoi kërkesën ku kërkon shfuqizim të vendimit të GJKKO, ndërkohë që vetë Ahmetaj ka paralajmëruar se nuk do ti dorëzohet drejtësisë deri në marrjen e pafajësisë së tij.

Ish-zv/ kryeministri Arben Ahmetaj u shpall në kërkim ndërkombëtar kater dite me pare. Zyrtarisht nuk dihet se ku ndodhet, por avokati deklaroi dy javë më parë se klienti i tij ndodhet në Britani pranë vajzës.

Kujtojmë se Arben Ahmetaj ndodhet jashtë vendit, ndërsa tashmë i është hequr imuniteti si deputet, pas kërkesës së SPAK për ta arrestuar.

Prokuroria e Posaçme i kërkoi Kuvendit të hapë rrugën për arrestimin dhe kontrollin e banesës së ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, të cilin po e heton për tre akuza, më e rënda ajo për korrupsion.

Në dosjen voluminoze prej 320 faqesh krahas Ahmetajt rezultojnë të përfshirë për aferën e inceneratorëve edhe persona të tjerë, ndaj SPAK i kërkoi Kuvendit që seancat e Këshillit të Mandateve të mbaheshin pa praninë e medias. Ndërkaq kujtojmë se vetë Arben Ahmetaj ka reaguar dy herë në lidhje me akuzat ndaj tij.

Teksa u ka kërkuar falje votuesve të tij, familjes dhe të afërmve, Ahmetaj ka paralajmëruar se do të mundohet të nxjerrë ditë pas dite të vërtetat në lidhje me akuzat që rëndojnë ndaj tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat