Pushime në liqen e lumenj, Mehmeti: Ka më pak shpenzime por ka rrezik për jetën

Shqipëria

Pushime në liqen e lumenj, Mehmeti: Ka më pak shpenzime por ka rrezik për jetën

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 17:11
Foto ilustrim

“Duke qenë se jo të gjithë kanë mundësi të përballojnë pushimet verore nëpër plazhe qytetarët elbasanas kane gjetur një mënyrë tjetër për të pushuar. Kryesisht të moshave të treta kanë zgjedhur zonën e lumit Shkumbin për të shijuar qetësinë e natyrës”

Dhjetëra qytetarë nga Elbasani kanë zgjedhur lumin Shkumbin për të sfiduar këto ditë të nxehta vere.

Të organizuar në grupe shoqërore, larg restoranteve, duket se koha për ta kalon më bukur, pranë lumit Shkumbin. Pamundësia për të bërë pushimet në jug i ka drejtuar këta të fundit drejtë lumenjve.

Shikoj Shkumbinin, natyrën ka gjë më të bukur dhe shpenzimet janë më pak se sa andej nëpër plazhe. Dhe nëpër plazhe kur ka një që thotë më tepër se 10 ditë nuk do rrimë se se përballoj dot”

“Është gjë e bukur natyra fresk”-  shprehen qytetarët.

“Këtu është qetë, ajri pastër edhe janë kushtet për ne pensionistët shumë të mira sepse ne nuk e përballojmë dot plazhin me dhomat 50 e ca euro nata hotelet.”

Por freskia në lumenj dhe liqene ka edhe një tjetër anë të medaljes. Sipas ambientalistit Ahmet Mehmeti ndotja e lumit Shkumbin dhe pasiguria për jetën në liqene janë dy faktorë të rëndësishëm pse njerëzit nuk duhet ti frekuentojnë këto vende.

“Për njerëzit që kërkojnë të freskohen nëpër liqene, lumenj, dete por puna është që ne ndeshemi drejtëperdrejtë me ndotjen e ujit dhe kjo bën qe uji te behet faktor rreziku për infeksionet e lëkurës por gjithashtu edhe një faktor tjetër pasiguria për jetën. Fakti qe ndodhen 4 mbytje ishte  thjesht pakujdesia dhe mos dhe mosnjohja e notit por edhe rreziku i madh sepse atje bie direkt neper humnera.”- theksoi Ahmet Mehmeti.

Nga ana tjetër për bizneset pranë lumit Shkumbin është një mundësi për rritjen e klientelës. Ata kanë krijuar ambiente në natyrë, për tu përshtatur kërkesave të klientëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat