Rama ndan foto nga mbledhja qeveritare në Pogradec: Zhvilluam debate të dobishme dhe shumë material për sezonin e ri

Shqipëria

Rama ndan foto nga mbledhja qeveritare në Pogradec: Zhvilluam debate të dobishme dhe shumë material për sezonin e ri

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 22:40
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryesocialisti Edi Rama ka publikuar disa foto nga mbledhja informale e qeverisë në Pogradec.

Fotot e shkrepura gjatë takimit, Rama i shoqëron me një shkrim të shkurtër, pa preferuar të japë detaje lidhur me bisedat e zhvilluara mes socialistëve pas dyerve të mbyllura për mediat.

Sapo mbyllëm ditën e parë të mbledhjes së zgjeruar të qeverisë, me debate të dobishme dhe shumë material të vlefshëm për sezonin e ri”, shkruan ai.

Kryesocialiste ka paralajmëruar ndryshimë në radhët e kabinetit të tij gjatë muajit shtator. Këto ndryshime, që ai i konsideron si pjesë të ripërtëritjes së PS në mandatit të tretë, janë paraprirë nga të tjera shkarkime dhe emërime.

Së fundmi, Rama zëvendësoi numrin dy të PS, Damian Gjiknurin me Blendi Klosin. Ndërrim “kokë më kokë” ishte Bledi Çuçi me Taulant Ballën. Ky i fundit u emërua ministër i Brendshëm, ndërsa Çuçit iu besua detyra e kreut të Grupit Parlamentar të PS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat