Tentoi të korruptonte policin, nën hetim 25-vjeçari

Shqipëria

Tentoi të korruptonte policin, nën hetim 25-vjeçari

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 13:02
Foto ilustrim

Një hetim ka filluar ndaj një 25-vjeçari në Sarandë pasi ky i fundit tentoi të korruptonte një polic.

Efektivi i Rrugores e ndaloi të riun për shkak të mos vendosjes së rripit të sigurimit.

Njoftimi i policisë:

Gjatë kontrolleve, në vendin e quajtur “Ura e Gajdarit”, nga monitorimi i kryer me mjetet bashkëkohore që Policia ka në dispozicion, është konstatuar një drejtues automjeti që nuk kishte vendosur rripin e sigurimit.

Shërbimet e Policisë kanë ndaluar drejtuesin e automjetit tip “Mercedes Benz”, shtetasin Xh. L., banues në Sarandë dhe në momentin që i kanë komunikuar masën administrative, për mosvendosjen e rripit të sigurimit, drejtuesi i automjetit ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë, duke i ofruar një shumë parash, që të mos ndëshkohej me masën administrative për shkeljen e kryer.

Punonjësit e Policisë e kanë shoqëruar menjëherë në Komisariat, drejtuesin e automjetit, shtetasin Xh. L., 25 vjeç, banues në Sarandë. Në përfundim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për 25-vjeçarin, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat