“Krimi më institucional se shteti”, gazetari: Balla ka sfidë të madhe para

Shqipëria

“Krimi më institucional se shteti”, gazetari: Balla ka sfidë të madhe para

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 13:59
Taulant Balla

Gazetari Agim Baçi tha në një intervistë për Euronews Albania se Taulant Balla si ministër i Brendshëm ka një sfidë të madhe para.

Sipas tij koha kur Balla ka marrë drejtimin e ministrisë është shumë delikat, duke marrë në konsideratë korrupsionin gjithnjë e në rritje.

Unë mendoj që zoti Balla është në një sfidë shumë të madhe sepse grupet politike brenda mazhorancës janë kaq të forta sa nuk e di se si do ta ketë pushtetin ai për t’i shkuar deri në fund zbardhjes së shumë ngjarjeve.

Arrestimi i fundit në Shkodër dhe ish-shefi i Operacionales dhe po të kemi parasysh që nuk u bë fare nga këtu, por erdhi nga Franca, përgjime, ku mjafton të lexosh raportin e tyre sa lirshëm flasin për vrasje, për heqje qafe, për gara se kush do vrasi e sa do vrasi, tregon që këtu krimi është shumë më institucional se shteti,” – u shpreh Baçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat