Parashikimi i analistit: Mund të ketë koalicion PS-PD në 2025-ën

Shqipëria

Parashikimi i analistit: Mund të ketë koalicion PS-PD në 2025-ën

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 16:39
Rama, Basha

Analisti Genc Burimi ka bërë një parashikim të asaj që mund të ndodh pas zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të vitit 2025 në Shqipëri.

Në një intervistë të dhënë poër Euronews Albania, Burimi, tha se amerikanët janë në kërkim të një “jokeri” për të zëvendësuar kryeministrin Rama.

Dhe spas tij, për ta realizuar këtë po përdorin ish-kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Burimi theksoi se në 2025-ën mund të ketë një koalicion të detyruar midis PS-së dhe partisë së Lulzim Bashës me kushtin që kryeministri Rama të mos jetë shefi i qeverisë së ardhshme.

“Në zgjedhjet e vitit 2025 Partia Demokratike shkon e përçarë në zgjedhje. Në 2025, Lulzim Basha ka arritur të ngjizë më shumë vota rreth vetes dhe mund të kemi një koalicion mes partisë së Lulzim Bashës dhe PS-së. Atë koalicion që amerikanët e kërkuan pas zgjedhjeve të vitit 2021, por që Berisha nuk e lejoi. Ose në 2025-ën Lulzim Basha fiton i vetëm një mazhorancë, që për mua është e pamundur, pasi atë që nuk e bëri në 8-vite nuk mund ta bëjë në 2-vite, ose në të kundërt amerikanët do të urdhërojnë një koalicion mes Bashës dhe PS-së por pa Edi Ramën kryeministër. Jemi në kërkim të ethshëm nga amerikanët të një “jokeri” për të zëvendësuar amerikanët. Ky është leximi im, pasi Basha nuk mund të vijë i vetëm në pushtet, pasi Berisha e ka 25-30% të elektoratit të vetën.

Ose amerikanët mund të neutralizojnë dhe Metën e Berishën përmes SPAK-ut dhe i krijohen Bashës të gjitha kushtet që të rimarrë opozitën dhe të vijë në pushtet”, tha Burimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat