Ngjarja në Hamallaj/ reagon Nikolla: E dënueshme, solidarizohem me familjen Kaçi

Shqipëria

Ngjarja në Hamallaj/ reagon Nikolla: E dënueshme, solidarizohem me familjen Kaçi

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 19:03
Kryeparlamentarja Lindita Nikolla

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka reaguar me anë të një statusi në Facebook, për ngjarjen e rëndë në Hamallaj të Durrësit ditën e sotme, ku një konflikt për motive pronësie ka degjeneruar në dhunë dhe të shtëna armësh mes dy familjeve Kaçi dhe Nikolla.

Mes personave të përfshirë ka qenë edhe një punonjës i gardës Martin Nikolla, i cili është  shoferi i kryetares së kuvendit Lindita Nikolla.

“Ngjarja e ndodhur sot në Hamallaj, ku është përfshirë efektivi i Gardës  së Republikës (që nga viti 2006) Martin  Nikolli është e dënueshme.

Dëshiroj të përshëndes Policinë e Shtetit për ndalimin e menjëhershëm të personit në fjalë dhe të inkurajoj organet e drejtësisë për zbardhjen sa më të shpejtë të ngjarjes dhe dënimin e kujtdo që ka gisht në këtë rast flagrant, pavarësisht pozicionit ku ka shërbyer deri më sot.

Në të njëjtën kohë, solidarizohem plotësisht me familjen Kaçi dhe i siguroj se institucionet e Republikës janë të angazhuara dhe në krye të detyrës për t’i ofruar të gjithë mbrojtjen që parashikon ligji”,-shkruan Lindita Nikolla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat