Korrupsioni në Shëndetësi/ Mbyllen hetimet, katër persona të pandehur, ja çfarë pritet të ndodhë sot

Shqipëria

Korrupsioni në Shëndetësi/ Mbyllen hetimet, katër persona të pandehur, ja çfarë pritet të ndodhë sot

Më: 31 korrik 2023 Në ora: 11:09
Foto ilustrim

Prokuroria e Posaçme ka mbyll hetimet sa i takon aferës së bërë në ministrinë e Shëndetësisë ku të pandehur janë marrë të paktën katër persona, mes të cilëve ish sekretarja e kësaj ministrie, Joana Duro dhe dy inxhinierë që kanë përfituar një tender me rreth 8 milionë lekë.

Sipas informacioneve, raportohet se këtë të hënë pritet që gjykata të shqyrtojë kërkesën e prokurorisë që ka kërkuar që të kalojë për gjykim këtë dosje për korrupsion pasiv dhe aktiv.

Kjo është një seancë që pritet të zhvillohet në orën 11:00.

Ndërkohë nga hetimet rezulton se Duro merrte para për tu dhënë mundësi personave që të kryenin rehabilitim të disa qendrave shëndetësore në Tiranë dhe në Durrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat