Shpenzimet për fushatën e 14 majit, partitë harxhuan më shumë në rrjetet sociale

Shqipëria

Shpenzimet për fushatën e 14 majit, partitë harxhuan më shumë në rrjetet sociale

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 15:13
Foto ilustrim

Partitë politike dhe kandidatët që garuan në zgjedhjet lokale të 14 majit shpenzuan më tepër para për reklamim në rrjetet sociale, krahasuar me spotet televizive.

Raporti mbi shpenzimet e fushatës nga KRIIK thotë se subjektet zgjedhore patën shpenzime të kursyera për reklama politike në Facebook dhe Instagram gjatë periudhës zgjedhore, në krahasim me fushatën për Zgjedhjet për Kuvend të vitit 2021. Shpenzimet u rritën përgjatë periudhës zyrtare të fushatës zgjedhore.

Raporti nxjerr se nga dita e caktimit të ditës së zgjedhjeve nga Presidenti i Republikës deri në ditën e zgjedhjeve, janë harxhuar nga 133,561 në 146,910 dollarë amerikanë, për 3,332 reklama politike.

Subjekti zgjedhor për llogari të të cilit është shpenzuar më tepër është Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, për llogari të të cilit janë shpenzuar nga 50,612 deri në 56,288 dollarë, për 1,706 reklama.

Më pas vjen subjekti zgjedhor Partia Socialiste, për llogari të të cilit janë shpenzuar nga 45,634 në 47,921 dollarë, për 431 reklama.

Subjektet e tjera zgjedhore vijojnë me një shuma më të vogla krahasuar me dy të parat, duke nisur nga Nisma Thurje, LZHK, PDIU, PD, LËVIZJA BASHKË ETJ.

Sipas përllogaritjeve të bëra nga KRIIK, subjektet zgjedhore kanë shpenzuar për reklamë politike së paku 133 milionë lekë, përgjatë periudhës së fushatës zgjedhore.

Subjektet zgjedhore kanë bërë gjithashtu reklamë politike edhe online, përfshi media online apo siç njihen ndryshe portale. Por duke qenë se këto lloje mediesh nuk kanë detyrim që të depozitojnë në KQZ tarifat që aplikojnë për reklama, është e vështirë llogaritja e shpenzimeve që kanë bërë subjektet politike dhe kandidatët për këtë lloj reklamimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat