Dyshohet të jetë e vrarë, pamje nga vendi ku u gjet trupi i pajetë i të resë në Durrës

Shqipëria

Dyshohet të jetë e vrarë, pamje nga vendi ku u gjet trupi i pajetë i të resë në Durrës

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 15:55
Foto ilustrim

Mëngjesin e sotëm, një shtetase ende e paidentifikuar u gjet pa shenja jete në Durrës, poshtë urës së “Dajlanit”.

Fillimisht u raportua se vdekja kishte ardhur për shkak natyrale, por disa orë më vonë, policia ka thënë për ABC News, se gjatë kqyerjes së trupit të viktimës, janë konstatuar dëmtime në pjesë  të ndryshme dhe dyshohet se është vrarë.Viktima është gjetur e zhveshur dhe dyshohet se ajo është dhunuar dhe abuzuar seksualisht.

Gazetari i ABC News, Leonidha Musaj raporton se prej dy dekadash Ura e “Dajlanit” është kthyer në një vend ku vajza nga qytete të ndryshme, por edhe nga Durrësi ushtrojnë prostitucion.

Policia po ashtu nuk përjashton faktin se ajo mund të jetë vrarë  diku tjetër. Një tjetër pistë është një konflikt me vajzat e tjera apo tutorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat