Trondit avokati shqiptar: Këto dy parti janë të përfshira në krime të mëdha, dosjet po përkthehen në anglisht se i do SHBA

Shqipëria

Trondit avokati shqiptar: Këto dy parti janë të përfshira në krime të mëdha, dosjet po përkthehen në anglisht se i do SHBA

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 13:37
Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela, ka folur në lidhje me aksionet që Prokuroria e Posaçme ka ndërmarrë kohët e fundit.

Një ndër operacionet e kohëve të fundit ishte dhe arrestimi biznesmenit shkodran Pëllumb Gjoka dhe zbulimi i lidhjeve që grupet kriminale kishin me zyrtarët e shtetit duke çuar në pranga dy drejtues policie si dhe kreun e prokurorisë së Kukësit.

Sipas Ngjelës, SPAK nuk ka një punë të lehtë pasi drejtësia në Shqipëri mungon që në 1992 kur në pushtet erdhi ish kryeministri Sali Berisha.

“Shqipëria ka që nga 1992 që nuk ka pasur drejtësi. Në fillim u korruptua shteti i cili kërkonte ndihmën e gjykatës. Adminstirata e lartë e korruptuar korruptoi dhe gjykatën se i duhej. Reforma e drejtësisë që PD bëri në 1992 ishte plehuri juridike. Futi gjithë vjedhjen në drejtësi. Pse e bëri dhe kush ia kërkoi, forcat antishqiptare? Është detyrë e historisë të zbulohet”, thotë Spartak Ngjela.

Avokati thekson se tani ka ndryshim që kur ka dalë SPAK, por krimi shtetëror është shumë i madh dhe se PS e PD janë të përfshira në të. Më tej ai shton SPAK është institucion i vogël dhe duhet ndihmuar.

“Maxhoranca? Vështirë është, janë të impolikuar në korrupsion të dyja palët. Një bankë dhe një shtet që nuk kontrollohet vidhen. Është aksiomë kjo. SPAK ka nisur të lëvizë mirë. Vë re që ka nisur të godasë krimin e organizuar. Nuk mund të godasësh korrupsionin nëse nuk godet krimin e organizuar. Korrupsioni nuk jeton dot nëse nuk ka me vete krimin e organizuar. SPAK nuk ka punë të vogël. I duhen më shumë prokurorë dhe hetues”, vijon avokati.

Ngjela gjithashtu është i bindur se SPAK me mbështetjen edhe të SHBA-së është në rrugë të mbarë për të goditur krimin e korrupsionin. Ai thekson se dosjet duhet të përkthehen në anglisht pasi kërkohen nga SHBA. Sipas Ngelës, SPAK nuk mund ta niste dot me goditjet djathtas pasi nuk e lë doktrina.

“Me shenjat që po shohim ka nisur lëvizja normale dhe do të ketë vijimsi. Janë shumë dosje. E sipas të dhënave të mija duhet të përkthehen të gjitha në anglisht. Ekspertët ndërkombëtarë nuk ecin me dosje si të tonat. Të gjitha dosjet po përkthehen në anglisht që ata të kuptojnë krimin dhe goditjen e tij. Të shohim nga shtatori si do të precipitojnë ngjarjet. SPAK ka nisur të lëvizë por vështirësitë janë tek madhësia e institucionit por dhe tek përkthimi.

SPAK nuk mund ta niste dot djathtas sepse nuk e lë doktrina. Unë qeshja kur thoshin këta i drejton Rama. E nisi majtas. Nuk kishte mundësi ndryshe, për doktrinën që thashë. Sepse drejtohet nga Washingtoni”, deklaron Ngjela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat