Aksident i trefishtë në aksin Korçë-Pogradec, një prej automjeteve përfundon në kanal

Shqipëria

Aksident i trefishtë në aksin Korçë-Pogradec, një prej automjeteve përfundon në kanal

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 17:19
Foto ilustrim

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e së shtunës në aksin Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Gurishtë.

Gazetari i ABC News, Roland Beqiraj raporton se janë përplasur tre automjete, teksa drejtuesit e tyre u dërguan në spitalin e Korçës.

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, por dyshohet për shkak të parakalimit të gabuar dhe reshjeve të shiut.

Një prej automjeteve ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat