“S’ke për ta marrë banesën”- Fjalët e fundit të ndërtuesit që mbeti i vdekur pas sherrit me grushte

Shqipëria

“S’ke për ta marrë banesën”- Fjalët e fundit të ndërtuesit që mbeti i vdekur pas sherrit me grushte

Më: 7 gusht 2023 Në ora: 16:47
Armando Meshau

Ai ishte një inxhinier i njohur në Vlorë, por sherri për një banesë i kushtoi jetën Armando Meshau, 55-vjeçarit.

Grushtet i morën atij jetën në afërsi të Gjykatës së Vlorës.

Trupi i viktimës është transportuar për në morgun e spitalit të Vlorës, ndërsa policia ka shpallur në kërkim autori.

Nga ana tjetër familja Meshau ka pësuar një tronditje të madhe pasi humbjen e familjarit të tyre e kanë mësuar nga mediat.

Familjarë të tij kanë mbërritur pranë kancelarisë ku ndodhi konflikti me pasojë fatale, dhe janë tensionuar edhe me punonjësit e policisë.

Por si ndodhi ngjarja?

Viktima ka qenë në një pikë interneti për të printuar dokumente dhe sipas burimeve ka nis të konfliktohet me një person tjetër që ka qenë dhe ai po në ambientet e internetit.

Sipas burimeve, debati ka degjeneruar me grushte ku shkaku ka qenë një banesë.

Dhe sipas burimeve brenda pikës së internetit, Armando Meshau ka debatuar me personin që ishte brenda duke e ofenduar dhe i ka thënë që: “S’ke për ta marrë apartamentin me fjalë banale”.

Fillimisht ata janë konfliktuar me grushte dhe në sherr e sipër Meshau ka përplasur kokën në tokë dhe për pasojë ka humbur jet

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat