Aksion në Durrës dhe Sarandë, sekuestrohen shezlongë dhe çadra, nën hetim 2 administratorë

Shqipëria

Aksion në Durrës dhe Sarandë, sekuestrohen shezlongë dhe çadra, nën hetim 2 administratorë

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 14:32
Foto ilustrim

Dy persona janë vënë nën hetim dhe janë sekuestruar një numër i madh shezlongësh dhe çadrash gjatë një aksioni policor që është zhvilluar në plazhet e Durrësit dhe të Sarandës.

Sipas policisë mësohet se në kuadër të operacionit “Plazh i Lirë” me qëllim lirimin e hapësirave publike, që janë zënë në kundërshtim me ligjin, është bërë i mundur që në Durrës në plazhin “Apollonia”, të sekuestrohen 106 shezlongë dhe 53 çadra që ishin vënë pa autorizim.

Gjithashtu ka nisur procedimi penal për 31 vjeçarin administrator të kësaj hapësire.

Ndërkohë në plazhin e Çentralit, në Sarandë, u sekuestruan 70 çadra që ishin vënë pa autorizim dhe ka nisur procedimi penal për administratorin një i ri 24 vjeçar nga Saranda.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat