Nuk i deklaruan/ Sekuestrohen 82 550€ dhe 12 820£ në Durrës dhe Rinas

Shqipëria

Nuk i deklaruan/ Sekuestrohen 82 550€ dhe 12 820£ në Durrës dhe Rinas

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 14:35
Paratë e sekuestruara

Mijëra euro dhe paund të padeklaruara janë sekuestruar nga policia në Portin e Durrësit dhe në Rinas.

Në Durrës, në pjesën e banjës në autobosit të linjës Bari-Durrës policia ka gjetur dhe sekuestruar 82 550 euro të padeklaruara. Në lidhje me këtë sekuestrim, policia ka arrestuar dy shoferët e autobusit, shtetasit me iniciale G.L 43-vjeç dhe V.E 52-vjeç.

Ndërkohë që në aeroportin e Rinasit, policia i ka sekuestruar 12 820 paund një 28-vjeçari nga Burreli i cili po tentonte t'i fuste në Shqipëri pa i deklaruar ato.

Njoftimi i policisë:

Në PKK Port Durrës, është finalizuar operacioni policor i koduar “Fluksi 2”, i cili u mbeshtet në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, si dhe u bazua në analizën e riskut. Në kuadër të këtij operacioni, shërbimet e Policisë Kufitare, në hyrje të vendit, kaluan në vijë të dytë, për kontroll të imtësishëm, autobusin e linjës “Durrës-Bari-Durrës”, shoferë të të cilit ishin shtetasit G. L. dhe V. E.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë autobus, i kryer duke përdorur metoda bashkëkohore, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 82 550 euro, të cilat këta shtetas tentonin t’i futnin në vendin tonë, pa i deklaruar në pkk, konform ligjeve në fuqi. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestuan në flagrancë shtetasit G. L., 43 vjeç dhe V. E., 52 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Në Rinas, në bazë të analizës së riskut, në hyrje të vendit, është kaluar në vijë të dytë, për kontroll të imtësishëm shtetasi K. M. Në çantën e shpinës së këtij shtetasi, Policia gjeti 12 820 paund të cilat ky shtetas tentonte t’i fuste në vendin tonë, pa i deklaruar. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. M., 28 vjeç, lindur në Burrel dhe banues në Londër, si dhe u sekuestrua shuma e parave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat