Kalemi i plagosur në Greqi financues i fushatës së Kumbaros, pronar bujtine

Shqipëria

Kalemi i plagosur në Greqi financues i fushatës së Kumbaros, pronar bujtine

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 14:37
Andrea Kalemi

Mbrëmjen e së mërkurës u qëllua me breshëri plumbash teksa ishte me pushime në ishullin Pax të Greqisë në detin Jon, shtetasi Andrea Kalemi, 51 vjeç, i dyshuar për përfshirjen e tij në vrasjen e Edmond Papës në dhjetorit 2022 në zonën e Selitës në Tiranë.

Biznesmeni po lufton për jetën në spitalin e Janinës, teksa njihet edhe me emrin Adriatik Kalemi. Autori i plagosjes së shqiptarit dyshohet se është një bashkatdhetar, shtetas shqiptar me banim në Itali. Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja mund të jetë larje hesapesh për borxhe të vjetra mes autorit dhe viktimës, ose edhe pista e hakmarrjes.

Biznesmeni shqiptar me dy emra bashkë me gruan dhe tre fëmijët, në datën 5 gusht ka hyrë në Greqi përmes Kakavijës. Pas plagosjes së 51-vjeçarit, në vendngjarje u gjetën 14 gëzhoja pistolete. Në fillim mësohet se autori dhe i plagosuri kanë debatuar me fjalë, më pas autori i dyshuar ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar mbi Andrean.

Adriatik alias Andrea Kalemi, është djali i dajës së Aleksandër Sadikaj. Më 11 qershor, në Sauk, tek rrethrrotullimi i TEG-ut ndërroi jetë në një atentat me eksploziv i riu Aleksandër Sadiakaj. Kalemi, ka lidhje të ngushta shoqërore me dy personat e arrestuar Albano Velo dhe Andrew Bode, ku së bashku kanë frekuentuar lokalet dhe udhëtuar jashtë shtetit.

Mësohet se Andrea Kalemi, prej 14 vitesh është marrë me pastrimin e plehrave në qytetin Memaliaj përmes firmës së tij "ZHZA Kalemi Sh.p.k", që ka një kontratë të përhershme me bashkinë e qytetit kundrejt vlerës afro 60 milionë lekë në vit. Gjithashtu prej 5 vitesh, ka hapur biznesin "Bujtina Vjosa", buzë lumit Vjosa në Memaliaj, afër resortit "Sanços", të Sadikaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat