Planifikoi vrasje në Vlorë, del para gjykatës Amarildo Nikolli

Shqipëria

Planifikoi vrasje në Vlorë, del para gjykatës Amarildo Nikolli

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 10:13
Arma e sekuestruar

Ka mbërritur në Gjykatën e Vlorës Amarildo Nikolli, i cili përfundoi në pranga të policisë ditën e hënë në Lungomare.

Nikolli u arrestua duke lëvizur në qytet  teksa iu gjet edhe një armë me silenciator.

Policia konfirmoi se ai kishte udhëtuar nga Shkodra për në Vlorë për të kryer vrasje me pagesë.

Targeti sipas burimeve të policisë i kësaj ngjarje ishte Inez Hajrulla një prej figurave të njohura të bluve të Vlorës në qytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat